Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas votimit të mandateve të deputetëve, tha se është parë situata me numrat për formimin e institucioneve dhe arsyet e bllokimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka uruar deputetët e partisë së tij dhe të tjerë për marrjen e mandatit të ri.
Postimi i plotë:
Deputetëve të betuar të LDK-së, dalshi faqebardhë. Urime dhe të gjithë deputetëve të betuar të Kuvendit të Republikës.
Perdet sot ranë!
Numrat u panë. Me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash.
Pas pranimit të dorëheqjeve verbale nga Komisioni Verifikues, pas krijimit të rrethanave të reja përmbajtësore, raporti me gjithë procesverbal, njohu dorëheqjet, rekomandoj verifikimin.
LDK do të vazhdojë të kujdestarojë dhe mbrojë Kushtetutën para betimit e pas betimit; si sjellje, si besim!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë!/Arbresh.info
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...