Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar që në të gjitha parametrat matës LDK-ja ka dalë e para, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Abdixhiku ka thënë që ia kanë dalë që nga radhitja në vendin e tretë të kësaj partie në zgjedhjet e përgjithshme, të dalin të parët.
“225 mijë është kufiri më i lartë që votuesi i LDK-së mundet të grumbulloj në një vend dhe është rekord për LDK-në. Brenda një periudhe shumë të shkurtër prej tre muajsh kemi arritur të kthehemi prej partisë qe ka qenë e treta në zgjedhjet nacionale, të jemi të parët”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje përderisa ka folur për balotazhin në Prishtinë, ai ka thënë që kandidati Arban Abrashi ka profilin e një kandidati gjeneral andaj edhe koalicioni i vetëm i kësaj partie do të jetë me qytetarit.
“Ne do të shkojmë në koalicione me qytetarin, qofshin ata të PDK-së, AAK-së madje të VV-së. Nuk besoj që koalicionet do ti ndihmonin LDK-së tani për tani. Ne kemi arritur të dëshmojmë që LDK-ja, ka bo infrastrukturë e ka realizuar qëndrueshmërinë e këtij qyteti. E Arbani me një ekip tërësisht të ri do të vazhdoj me një vizion të ri për kryeqytetin” ka thënë Lumir Abdixhiku në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...