Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kreun e LVV-së dhe njëherësh kryeministrin Albin Kurti, tha se nëse nuk bëhet asgjë sa i përket çështjes së presidentit në tri javët e ardhshme, atëherë zgjedhjet janë të pashmangshme.
Para mediave, menjëherë pasi doli nga Kuvendi, Abdixhiku theksoi disa herë se po përpiqen të gjejnë zgjidhje lidhur me këtë çështje, megjithatë takimi u mbyll pa ndonjë rezultat konkret.
“Një zgjidhje e kam në mendje por jo për publikun, për publikun kam që po përpiqemi të bëjmë zgjidhje dhe do të vazhdojmë takimet”.
“Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje përderisa jemi në takime, kur s’ka takime atëherë kuptoni që zgjedhjet janë të pashmangshme. Nëse s’bëjmë asgjë për 3 javët e ardhshme, zgjedhjet i kemi të pashmangshme”, tha ai.
“Bëmë përpjekje të gjejmë zgjidhje. Nuk kemi emra konkretë nuk kemi arritur në atë fazë. Në proces janë dy emra, kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK e ka pozicionin e vetë se jo të gjitha pozitat shtetërore i takojnë një partie politike”, theksoi kreu i LDK-së.
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...