Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar iniciativën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila më 12 maj dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
Duke folur në Debat Plus, Abdixhiku ka thënë se LDK -jado ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, cilido qoftë ai.
Megjithatë, ai shtoi se, edhe nëse lejohet votimi i fshehtë, deputetët e LDK-së do të qëndrojnë të palëkundur në qëndrimin e tyre kundër.
“Ajo çka do të bëjmë ne, nëse gjykata kushtetuese thotë ke të drejtë me ndërru vendimin. Dhe dëshirojmë të respektojmë vendimin dhe e respektojmë. Deputetët tanë do të dalin, do të marrin letrën aty të tavolina që bëhet ai komisioni. Me plotësu kundër dhe me tregu te kamera lartë. Dhe me vendos në kuti të votimit, 20 vota kundër. S’ndryshon asgjë…”, ka thënë Abdixhiku.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A