Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se LDK nuk do të dëgjojë asnjë debat, duke potencuar se Kurti kishte thënë se i ka votat, tani le ta formojë qeverinë.
Sipas Abdixhikut, m mungesa e dinjitetit politik, për tetë muaj ka mbajtur Kosovën të bllokuar.
Tutje, Abdixhiku tha se çdo arsyetim tjetër, na çon drejt zgjedhjeve.
“Të nderuar zonja dhe zotërinj, LDK nuk sheh asnjë kuptim në debat sot, kur mandatari në fillim e pranon që nuk ka shumicë. Këtu sot do të duhej të lindte thelbi i vet demokracisë pra mazhoranca politike. Dhe nga mazhoranca më pas dalin vendimet madhore për Kosovën. Në këtë mungesë të njohjes bazike, dëgjuam në vend të ekspozesë, një përmbledhje pune, bukur fiktive që e kemi kryer legjislaturën e kaluar, tani jemi në legjislaturën e re, tani minimalisht duhej dinjitet. Dhe dinjiteti duhej të vinte në formën shqipe, burrërore, të pranojë nëse i ka ose s’i ka numra. Mungesa e dinjitetit ka sjellë në shkelje të paimagjinueshme”, tha Abdixhiku.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...