Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka organizuar darkë fundviti me strukturat e kësaj partie në Podujevë.
Abdixhiku tha se ajo çfarë kishte nisur veç si një darkë e zakonshme fundviti me struktura, shpejtë u shndërrua në një tubim të madh me pjesëmarrjen e qytetarëve nga ajo anë.
“Llapi nuk di ndryshe më! Kushtrimi i djathtë ka rënë tashmë! Sa shumë dashuri, sa shumë energji, sa shumë përkushtim për Lidhjen dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë! Sonte, ky emocion ishte krejt i veçantë”, shkroi Abdixhiku.
Kreu i LDK-së i falënderoi llapjanët për këtë mbështetje, teksa tha se “ndryshimi, pa asnjë dyshim, po vjen”.
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...