Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot tubim në Lipjan në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se kryengritja e djathtë kombëtare është në hovin më të madh të saj, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, kreu i LDK-së shtoi se të gjithë bashkë do t’ia dalin në bërjen e këtij vendi normal.
Postimi i plotë:
Disa momente nuk përshkruhen; thjesht përjetohen. Lipjani na dha një moment të tillë.
Do ta shikojmë pastaj këtë ditë e tubim, si rikujtim i një vule të fitores së madhe. Sepse kryengritja e djathtë kombëtare është në hovin më të madh të saj!
I lumtur – çfarë kemi arritur. I ngazëllyer – çfarë na pret. Republika e Kosovës ka një të ardhme të bukur përpara. Prandaj, s’dua as të mbes në moçalin e pështymave, e s’kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Jam këtu të them se po, unë dhe ju, ne të gjithë bashkë, kemi me ia dalë në bërjen e këtij vendi normal!
Ju faleminderit Lipjan!/Arbresh.info
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi