Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku, thotë se Kosova e qeverisë aktuale është ajo me mësues që ndjehen të nëpërkëmbur, dhe me familje të ndara sepse duhet të bëjnë zgjidhje të dhimbshme për t’ua siguruar fëmijëve të ardhmen.
Në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku publikuar një video ku shfaqet një mësuese në Fushë Kosovë e cila shpreh ankesën e saj se nuk mund të ja dal me pagën që merr, përcjell Arbresh.info.
“Kjo gjendje s’mund të vazhdojë më! Ndryshimi është i domosdoshëm! Është koha të ofrojmë një shtet e një qeveri që kujdeset për mësuesit e kujdeset për qytetarët e vendit. Koeficienti 150 – që në javën e parë – është zgjidhja! Vende pune e paga të dinjitetshme është përgjigja ime dhe ekipit tim të Lidhjes Demokratike!”, shkroi Abdixhiku./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...