Dy nga qëllimet që LDK-ja nuk ia doli t’i realizoj në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ishin Prizreni dhe Mitrovica, ka deklaruar deputeti i kësaj partie Lumir Abdixhiku.
Qëllimi LDK-së në këto dy komuna ishte që të arrinim të futeshim në balotazh pas të cilit, sipas Abdixhikut, fitorja do të ishte e sigurtë.
Tutje ai tha se sa i përket komunës së Prizrenit, problematike ka qenë ndërhyrja e Presidentit të Kosovës gjatë ditëve të fundit të fushatës.
“Dy pika që nuk i kemi arritur kanë qenë Prizreni dhe Mitrovica. E kemi ditur gjendjen, kemi bërë fushatë me të gjitha kapacitetet, ku për qëllim kemi pasur të futemi në balotazh. Në Prizren intervenimi i Presidentit të Kosovës në ditët e fundit ka bërë të pamundur fitoren në këtë komunë. Në bllok janë kthyer kundër LDK-së, dhe janë marrë 10 mijë vota të kësaj partie” deklaroi Lumir Abdixhiku, në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Ndërsa në tërësi sa i përket zgjedhjeve lokale Abdixhiku tha se LDK-ja ka pasur një koordinim fenomenal të shtabit të saj, me ç’rast ia kanë dalë të eliminojnë dallimet nëpër degët e saj.
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...