Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar përfshirjen e mundshme të kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se Shqipëria po shkon drejt pagës 950 euro për mësues, derisa sipas tij Kurti është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni.
“Shqipëria drejt pagës 950 euro për mësues! Po, plot 950 euro për mësues! Gjersa kryepopullisti ynë është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni, edhe krahasimi me vendet fqinje ka nisë të mos ketë më kuptim”, ka shkruar Abdixhiku.
Lideri i LDK-së, thekson se Kurti është në vitin e katërt të qeverisjes por që sipas tij nuk po vërehet asnjë shenjë pozitive.
“Është në vitin e katërt të Qeverisë. Do të ketë menaxhuar plot 12 miliardë euro për këto katër vjet; më shumë se secili njeri në histori të vendit; dhe prap asnjë shenjë! Propagandë, fjalë të thata e përçarje urrejtëse – ky është diskursi politik sot!”.
Ai tutje, ka shtuar se me qeverisjen e LDK-së pagat do të rriten për 23%.
“Kohë për të humbur nuk kemi! ‘Rruga e Re’ është zgjidhja. Me Rrugën e Re dhe Rrogat e Reja. 23% më shumë se sot!”, ka përfunduar Abdixhiku./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...