Lidhja Demokratike e Kosovës, ka arritur të fitojë në 7 komuna, dy prej tyre pa balotazh në Lipjan e Istog, derisa edhe në pesë të tjera në rundin e dytë: Prishtinë, Pejë, Viti, Dragash dhe në Junik.
Këtij suksesi iu gëzua kreu i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku u shpreh se Kosova dje foli në emër të shpresës.
“Dje, Kosova foli. Foli me votë, me besim dhe me qartësi. Foli në emër të shpresës, të qetësisë dhe të punës. Foli përtej zhurmës, përtej fyerjes, përtej përçarjes. Dhe mesazhi i saj ishte i pastër: Kosova jeton me demokraci. Kjo është vlera më e madhe e jona si popull!”, theksoi ai.
I pari i LDK-së, i përgëzoi edhe kandidatët që nuk arritën të fitojnë në balotazh.
“LDK ka fituar me ndershmëri, me përkushtim dhe me njerëzit më të mirë që ka ky vend. Kemi fituar me qytetari, me ide, me punë, me përkushtim. Pa aparat shtetëror, pa interesa klanore, duke refuzuar çdo influencë nga jashtë për ndarje tonën, dhe me plot bindje në veten, qytetarët tanë e qytetet tona”, deklaroi Abdixhiku./Arbresh.info
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...