Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një konferencë për media për situatën e krijuar në veri të vendit, i cili ka theksuar se tensionet në veri i kontribuon vetëm interesave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit dhe të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin
Abdixhiku tha se subjekti që ai drejton, do t’i përdorë të gjitha rrugët politike dhe demokratike për të dalë nga situata e krijuar në veri të Kosovës.
“Nga sot, LDK do t’i përdorë të gjitha rrugën institucionale, politike dhe demokratike që të dalim nga kjo theqafje e Kurtit. Kosova ka nevojë t’i kthehet dinjiteti dhe perspektiva. Nuk mund të lejojmë askënd që taktikat aventureske të Kurtit të shndërrohen në fatura për popullin tonë”, ka deklaruar Abdixhiku.
Tutje, ai ka thënë se LDK-ja ka tri kërkesa lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.
“LDK-ja ka ftuar Kurtin në seancë të jashtëzakonshme, LDK-ja kërkon koordinim të ngushtë të Qeverisë së Kosovës me aleatët tanë dhe LDK -ja i bën ftesë presidentes Osmani që të flasë dhe të ketë pozicion të qartë dhe të zëshëm lidhur me situatën në veri”, tha ai./Arbresh.info/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...