Lumir Abdixhiku, kandidat i LDK-së për kryeministër, theksoi angazhimin e LDK-së për zhvillimin e Prishtinës, duke deklaruar se “1.5 miliard euro investime për Prishtinën!”
Abdihiku foli për planet e partisë për transformimin rrënjësor të Kryeqytetit, duke përfshirë projekte si Unaza e Kryeqytetit, Stadiumi i Ri, Qendra e Sportit, Parku Teknologjik dhe Spitali i Ri.
“Me 1.5 miliard euro investime për Prishtinën, me transformimin rrënjësor me Unazën e Kryeqytetit; Stadiumin e Ri e Qendrën e Sportit, me Parkun Teknologjik e Spitalin e Ri, me mësim tërëditor për 28 mijë fëmijë në Kosovë – Prishtina, banorët e Kryeqytetit më 9 shkurt e fitojnë shtetin!”, ka thënë ai.
Abdixhiku shprehu besimin dhe shpresën për të ardhmen, duke shtuar se “Ky momentum i mirë i yni na jep besim dhe shpresë” dhe se fushata e LDK-së është bërë “antidot i urrejtjes, ndarjes e përçarjes!”
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?