Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka reaguar Kryeministrit Albin Kurti, rreth dokumenteve për procesin e dialogut që sipas Kurtit nuk ka gjetur asnjë dokument në Prishtinë dhe është informuar gjatë vizitës në Bruksel.
Ai thotë se, nëse i janë dashur informata shtesë nga njerëzit e mi në LDK, jemi pesë minuta larg në Prishtinë, dhe nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kryeministër,
Të bësh politikë është një gjë. Të bësh viktimën kur s’je i tillë është e panevojshme – është dobësi.
Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim.
Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish.
Nëse të janë dashur informata shtesë nga njerëzit e mi në LDK, jemi pesë minuta larg në Prishtinë. S’jemi të huaj kur është në pyetje vendi. E duam barabartë të gjithë.
Ke mundur ta bësh secilin hap ndryshe përveç ankimit para miqve jashtë. Trego përgjegjësi. S’je më opozitë. Tani je Kryeministër. Udhëheq si i tillë./arbresh.info/
Pesë të arrestuar për vrasjet e 1998-ës në Syriganë të Skënd...
Izraeli godet “zemrën e Teheranit” në një valë t...
Presidenti i Iranit thotë se hakmarrja për vrasjen e Khamene...
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Kosova mbështet veprimet ...
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte
Rama: Sulmet ndaj Emirateve rrezikojnë paqen dhe stabiliteti...