Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë sinjale se do të mundësojë rizgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, siç ka bërë pesë vjet më parë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një përgjigje për KOHË-n, ka thënë se duhet të gjendet një figurë unifikuese e për zgjedhjen e saj, sipas tij, duhet konsensus politik
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk do të përkrahë asnjë kandidat për president pa marrëveshje politike.
Abdixhiku të hënën, ka thënë se emrat e përveçëm për këtë post nuk duhet t’iu imponohen deputetëve dhe se për votimin e udhëheqësit të shtetit, konsensusi është i domosdoshëm.
“Kandidimet unilaterale të partive nuk sjellin konsensus. Pa marrëveshje politike ndërmjet subjekteve parlamentare, imponimi i emrave të përveçëm nuk sjell asnjë rezultat tjetër përveç krizës institucionale. Zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet me logjikë force, por vetëm me logjikë konsensusi. Në këtë fazë, Kosova nuk ka luksin të hyjë në krizë për asnjë emër të veçantë. Vendit i duhen stabilitet institucional, funksionim normal i institucioneve dhe qetësi politike për t’u përballur me sfidat e brendshme dhe të jashtme”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku e deputetët e tjerë të LDK-së, duke qëndruar në sallë, patën ndihmuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, pesë vjet më parë.
Por, kryetari i LDK-së, të hënën nuk ka dhënë sinjale se do të veprojë njëjtë për të mundësuar kuorumin.
“Partitë parlamentare, përkatësisht 80 deputetë, duhet të gjejnë dhe të zgjedhin një figurë konsensuale që ruan integritetin kushtetues, që rikthen besimin mes të gjitha subjekteve parlamentare dhe që nuk shihet si palë politike, por si figurë unifikuese e shtetit. Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti parlamentare, është e gatshme të marrë pjesë në çdo proces serioz ndërpartiak që synon ndërtimin e këtij konsensusi dhe zgjedhjen e një figure që përfaqëson shtetin”, ka thënë ai.
Mbi 300 kërkesa për kompensim të dëmeve nga vërshimet në Kom...
Mbyllet ura në segmentin e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajko...
Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi
Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një vikti...
Rinumërimi i votave: Dalin rezultatet e para, prin VV-ja
E befasishme: Alketa Vejsiu në rolin e opinionistes në Big B...