Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka bërë të ditur se i ka takuar sot vajzat e klubit të volejbollit “Fushë Kosova”.
Ai ka thënë se para tyre ka shpalosur projektet konkrete të programit tonë Rruga e Re, dhe investimet e planifikuara që do t’i frymëzojnë atletët e rinj.
“U tregova për Qendrën Kombëtare të Sportit me investim €120 milionë që do ta ndërtojmë në Bërnicë të Prishtinës, ku do të përfshihet edhe Pallati Kombëtar me salla moderne për sportet e dorës si basketbolli, hendbolli e volejbolli e plot 8000 ulëse kapacitet. Askush nuk mund të bëhet kampion pa ëndrra të mëdha. Është koha ta rikthejmë ëndrrën tonë të madhe për atdheun që shkëlqen”, shkruan Abdixhiku në Facebook./Arbresh.info/
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE
Mesazh pa fjalë, Endriti publikon foton e Thaçit krah Adem J...
Kurti pret ministrin turk të Tregtisë, flet për hapjen e një...
Ambasada Amerikane: Vizita e Whitakerit theksoi kontributet ...