Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e tensionuar në veri të vendit, raporton Arbresh.info.
“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Abbott për qëndrimin e LDK-së për tensionet në veri si dhe nevojën që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleat për të përballuar një krizë është domosdoshmëri. Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata”, thuhet në njoftim.
Kryetari Abdixhiku ka falënderuar ambasadorin Abbott dhe Britaninë e Madhe si partner strategjik për rolin dhe kontributin e saj në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës./Arbresh.info/
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...