Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në ngjarjen lamtumirëse për ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, i cili po përmbyll mandatin e tij diplomatik në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se në këtë ceremoni ishte i shoqëruar nga kryetarët e komunave të Prishtinës dhe Pejës, Përparim Rama dhe Gazmend Muhaxheri.
“Isha mysafir i ngjarjes lamtumirëse për një mik të madh të vendit tonë, ambasadorit italian Antonello De Riu. Aty takuam edhe familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin; ky i fundit që tash e 6 muaj punonte në Kosovë,” shkroi Abdixhiku.
Ai vlerësoi lartë kontributin e ambasadorit De Riu gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
“Diplomatët vijnë e shkojnë, por disa lënë shenja të mëdha për vendin tonë. Ambasadori De Riu ishte i tillë,” përfundoi Abdixhiku, duke i uruar sukses në angazhimet e ardhshme.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...