Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar gratë e Kosovës për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në faqen zyrtare të partisë së tij në Facebook, ai ka shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjitha gratë, të cilat, sipas tij, me përkushtimin, mundin dhe sakrificat e tyre ngritin vlerat më të çmuara të shoqërisë tonë.
“Sot, kujtojmë përpjekjet e mëdha të tyre për barazi, drejtësi dhe paqe. Rikujtojmë po ashtu rolin dhe kontributin e të gjitha grave në kohërat më të rënda të vendit tonë, duke qenë kështu pjesë e të gjitha proceseve të themelimit dhe ndërtimit të shtetit tonë, e barabartë në përgjegjësitë dhe kontributin e saj. Ndërsa sot, ato janë bartëse e shumë ndryshimeve dhe forcë e jashtëzakonshme në shoqërinë tonë, duke dhënë kontributin e tyre në çdo fushë. Prandaj, e themi me zë të lartë se jemi krenarë për punën e tyre të pashoq në kauzën për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Dhe rreshtohemi bashkë me to në luftën për të drejta të barabarta”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...