Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës, pas akuzave se sigurimet shëndetësore kanë dështuar për shkak të ish-ministrave të LDK’së.
Abdixhiku ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se “buxhetit u janë hequr miliona euro nga fondet e parapara të sigurimeve shëndetësore për t’i mbuluar listat e fryra të veteranëve”.
“Derisa spitalet na mbesin pa barna, pa penj e pa oksigjen, mafia e pushtetit i zgjeron listat fallco për qëllime zgjedhore”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se “askush s’mund të plaçkisë më në emër të luftës”.
Shkrimi i plotë i Abdixhikut:
Qenkan çu deputetët e ministrat e Kadrisë rend, me akuza ndaj meje e LDK-së për kritikat e bëra sot ndaj buxhetit dhe Ligjit të Veteranëve.
T’ua shpjegoj për pak qytetarëve, se këta s’marrin vesh.
– E para, buxhetit u janë hequr miliona euro nga fondet e parapara të sigurimeve shëndetësore për t’i mbuluar listat e fryra të veteranëve. Derisa spitalet na mbesin pa barna, pa penj e pa oksigjen, mafia e pushtetit i zgjeron listat fallco për qëllime zgjedhore.
– E dyta, listat e veteranëve janë fryrë. Në to janë futur padrejtësisht me mijëra individë – militantë partiak – që s’kanë patur lidhje me luftë. Për këtë veprim, Prokuroria e shtetit ka nisur edhe hetim. Ne sot të tillët i paguajmë; plot 50 mijë. Sot derisa flasim, certifikatat e veteranëve lëshohen ende; e kostot buxhetore kanë arritë në 70 milion euro në vjet. Me këtë ritëm do të mbërijmë deri në 100 milion. Këta s’kanë kufi.
– E treta, LDK ka miratuar ligjin me të cilin kërkon riklasifikimin e veteranëve. Pra ligjin që bën ndarjen e atyre që kanë luftuar prej atyre që kanë kënduar e qëndruar jashtë Kosovës – e sot marrin hakun e luftëtarëve tanë si veteranë. Ky riklasifikim duhet të ndodhë; listat duhet të pastrohen.
Askush s’mund të plaçkisë më në emër të luftës. Askush. Këta që kanë falimentuar PDK-në e kanë të lehtë ta falimentojnë Kosovën; por këtë s’mund ta lejojmë.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/abdixhiku-financimi-i-50-mije-veteraneve-te-rr-plackitje-ne-emer-te-luftes-449073/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...