‘’Duhet të shikojmë drejt së ardhmes, prandaj e kemi një plan të guximshëm, gjysmë miliardi euro për ndërtimin e Centralit të ri me Gaz’’, ka deklaruar kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Sipas tij ky projekt, do të sigurojë energji të lirë dhe sigurtë për qytetarët tanë, të cilët përballen me shtrenjtim të energjisë dhe reduktime.
‘’Centrali i fundit, i ndërtuar në Kosovë ka qenë në vitin 1983, në vitin e lindjes sime. 40 vite më pas, ne duhet të shikojmë drejt së ardhmes, prandaj e kemi një plan të guximshëm, gjysmë miliardi euro, për ndërtimin e Centralit të Ri me Gaz, në qytetin e Ferizajt’’, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku në videon e publikuar ka treguar detaje se si do të funksionojë ky projekt i Centralit.
‘’Centrali me Gaz në Ferizaj, do të furnizohet ekskluzivisht me gaz amerikan, sepse për neve energjetika dhe energjia, para se të jenë çështje ekonomike, janë çështje të sigurisë. Është hap i guximshëm, sepse Kosova duhet të ketë ambicie më të mëdha. Kosova duhet të projektojë të 50 vitet e ardhshme, para se të shohë për 25 vitet e kaluara’’, shtoi ai.
Pacolli: Rezultatet e para janë fantastike, faleminderit pop...
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...