Në një mbledhje komemorative të organizuar për të nderuar kujtimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar figurën e një prej patriotëve më të mëdhenj të Kosovës.
Abdixhiku theksoi se Bukoshi ishte jo vetëm politikan dhe lider, por edhe mjek, intelektual, vizionar dhe shtetformues i rëndësishëm, i cili punoi me përkushtim për shtetin e Kosovës nga mërgata, duke udhëhequr Qeverinë e Republikës së Kosovës në ekzil gjatë viteve ’90 dhe duke lobuar për kauzën kombëtare në arenën ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
Ai vuri në pah kontributin e tij në ndërtimin e institucioneve shtetërore, luftën për liri dhe pavarësi, si dhe angazhimin e vazhdueshëm pas çlirimit të Kosovës në funksione të rëndësishme shtetërore dhe politike.
Abdixhiku apeloi që amaneti i Bukoshit për mbrojtjen e unitetit dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës të jetë detyrë e brezit të sotëm, duke theksuar se Kosova duhet të ndërtojë një shtet pa përçarje dhe hakmarrje.
Në emër të LDK-së, u shpreh mirënjohja për jetën dhe veprën e tij, duke e quajtur atë “Kryeministri i Lirisë”, bashkëthemelues i LDK-së dhe burrështetas i kohëve të vështira.
Mbledhja përfundoi me nderimin e përjetshëm për Bujar Bukoshin dhe një thirrje për vazhdimin e rrugës së tij për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të bashkuar./Arbresh
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...