Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial në Reçak, në 27-vjetorin e masakrës.
Abdixhiku tha se kjo masakër ka tronditur jo vetëm Kosovën por gjithë arenës ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info
“Sot shënojmë dhe njëkohësisht nderojmë viktimat e Masakrës së Reçakut, një ndër ngjarjet më tragjike të kontinentit të Evropës. Në mëngjesin e hershëm të 15 janarit, 45 civil, burra e gra, të rinj e të reja, fëmijë e të moshuar u masakruan nga forcat paramilitare serbe duke i dhënë një tronditje jo vetëm në Kosovën por edhe në ndërkombëtare, i cili u dokumentua si krim njerëzor. Në këtë ditë kujtojmë dhe shënojm edhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri e pavarësi e çlirim”, ka thënë Abdixhiku para mediave.
“Recaku s’harrohet, drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet”, tha në fund Abdixhiku./Arbresh.info
Vuçiq: Ambasada serbe në Teheran u dëmtua gjatë sulmeve
“U lëshuan 541 dronë”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Sulmet ir...
Arabia Saudite dënon Iranin për shënjestrimin e Riadit dhe r...
Milani merr fitore me shumë vuajtje ndaj Cremoneses
Rama dënon sulmin ndaj rezidencës “Vila 31 x Art Explora”: N...
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në ...