Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës së veprimtarit të madh, Ali Lajçi.
Kryetari Abdixhiku në librin e zisë për veprimtarin Ali Lajçi ka shkruar se ai ishte një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, shkruan Arbresh.info.
“Ali Lajçi ishte një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci. Kontributi i tij në orët më të rënda për vendin mbeten shtyllë e një Kosove të zhvilluar, progresive dhe demokratike. Si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si kryetar i komunës së Pejës ushtroi me mburrje dhe dinjitet funksionin e tij, në shërbim të qytetarëve. I tillë do të kujtohet përherë!”, ka shkruar ai.
“Pusho në paqe!”, përfundoi Abdixhiku./Arbresh.info/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...