Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku ka takuar kryeministrin Dritan Abazoviq.
Gjatë këtij takimi ata janë dakorduar që të përmirësohet bashkëpunimi duke mbajtur një forum biznesi të biznesmenëve.
Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë miqësore dhe bazohen në parimet e besimit të ndërsjellë, fqinjësisë së mirë dhe perspektivës së përbashkët evropiane dhe euroatlantike.
“Vizita zyrtare e Osmanit është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe delegacioni i sotëm i shumtë i qeverisë së Malit të Zi pasqyron gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar në të gjitha fushat”, tha Abazoviq.
Presidentja Osmani sot ka takuar edhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“Me Presidentin Đukanović diskutuam për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe fuqizimin e përpjekjeve tona kundër tendencave anti-demokratike dhe destabilizuese në rajonin tonë”, ka shkruar presidentja Osmani./arbresh.info/
Lexo edhe:
Osmani pas takimit me Gjukanoviqin: E ardhmja e Kosovës dhe Malit të Zi është në BE
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...
Italia, ‘frena’ turizmit masiv/ Vendosen rregulla të rrepta ...
Plagoset një person në Obiliq, dorasi shpallet në kërkim