Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar për aderimin e ish-asemblistit më të votuar të PDK-së në Gjilan, Riza Abdyli.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka njoftuar për aderimin e Abdylit në AAK.
“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, prej sot i bashkohet më i votuari i PDK-së në këtë Komunë, afaristi i suksesshëm, Riza Abdyli”.
“Abdyli ka qenë fillimisht anëtar i kryesisë së rinisë së PDK-së, dy mandate anëtar i kryesisë së partisë, ndërsa një mandat shef i grupit të këshilltarëve të këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal në Gjilan”, tha Gagica.
Ai ka shtuar se qytetarë nga të gjitha profilet po i bashkohen AAK-së sepse po e konsiderojnë si alternativë e vetme për ta qeverisur Komunën dhe shtetin.
“AAK-së në Gjilan i janë bashkuar një numër i madh kuadro prej kohës kur kjo degë ka pësuar ndryshime në strukturën e saj udhëheqëse”.
“Të rinjë e të moshuar, juristë e ekonomistë, mjekë e afaristë, qytetarë të shumtë nga të gjitha profilet profesionale, po e shohin AAK-n si alternativën e vetme dhe më seriozja për të qeverisur me Komunën e me shtetin”, është shprehur Gagica./Arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja