AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet edhe zgjedhja e kryetarit të ri

15:10 | 23 Maj 2026
E.K

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se nesër, e diel më 24 maj, do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm të partisë, me të cilin përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme.

Sipas komunikatës së Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të AAK-së, pjesa solemne e Kuvendit do të nisë në orën 11:30, ku para të pranishmëve do të adresohen kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe i nominuari për kryeministër të vendit, Ardian Gjini.

Në kuadër të punimeve të Kuvendit, pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Ngjarja do të zhvillohet në Hotel “Venus”, duke filluar nga ora 11:30.