Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur shqetësimin e saj për zgjedhjen e Besnik Berishës si kryetar të Këshillit të Pavarur të Mediave, duke e quajtur këtë veprim si jo legjitim.
Sipas AAK-së, ky është një hap që tregon tentativën e “regjimit të Kurtit për të kapur institucionet e pavarura të mediave”.
“Kjo lëvizje e orkestruar përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe pluralizmit të informacionit në Kosovë. Ndërhyrja kaq e ashpër e pushtetit në një institucion të pavarur, pikërisht në vlugun e fushatës elektorale, s’ka si të kuptohet ndryshe përpos si përpjekje për kontroll të mediave për qëllime elektorale”.
“Çdo përpjekje për të politizuar dhe kontrolluar institucionet e pavarura të mediave do të përballet me reagimin tonë të vendosur. Liria e mediave është themeli i demokracisë sonë dhe nuk do të lejojmë që ajo të bëhet pre e ambicieve autokratike të regjimit aktual”, thuhet në reagimin e AAK-së.
AAK-ja ka potencuar se do të përdorë të gjitha mekanizmat institucionalë dhe ligjorë për të kundërshtuar këtë vendim të paligjshëm dhe për të mbrojtur pavarësinë e mediave në Kosovë.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...