Deputeti nga radhët e AAK-së Gazmend Abrashi, ka mbajtur konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit.
Abrashi tha se secili qytetarë duhet ta ndjejë doren e shtetit andaj “ne si AAK propozojmë që të ndahen si mbështjetje e menjhëhershme për secilin qytetarë të Kosovës nga 100 euro”.
“Masat e propozuara nga Qeveria nuk mjaftojn dhe implementimi po shkon shumë ngadal dhe është i ngarkuar me procedura dhe paqartesi qe edhe më shumë do të shkaktojë vonesa e qe do të ndikoj në rritjen e pasigurisë ekonomike”.
“Ne keto masa nuk janë përfshi edhe shumë kategori si puntoret pa kontrata, ekonomitë e vogla familjare e te vetëpunesuarit e paregjistruar, nënat vetëushqyese që varen nga alimentacioni, familjet qe jetojnë nga remitencat, te cilat sot janë ne pikepytje”.
“Si kurr më pare, secili qytetarë duhet ta ndjejë doren e shtetit andaj ne si AAK propozojmë që të ndahen si mbështjetje e menjhëhershme për secilin qytetarë të Kosovës nga 100 euro”.
“Nga përllogarritjet e bëra vlera e kësaj mbeshteteje do të ishte rreth 170 milionë euro, dhe keto mjete të sigurohen sa më shpejtë”.
“Kuvendi i Kosovës duhet të bëjë urgjent rishikimin e buxhetit dhe rialokimin e mjeteve duke ndjekur nevojat aktuale në sinkronizim me kryetaret e komunave të vendit”.
“Borxhi publik i Kosovës është në nivelin më të ulet ne krahadim me vendet e Ballkanit Perëndimor, prandaj rritja e ketij buxheti duhet parë si një mundesi që të sigurojmë mbështetjen financiare të qytetarëve dhe bizneseve”.

“Pakoja Emergjente e Qeverisë së Kosovës për ndihmes në përballimin në pasojat e pandomisë në vlerë rreth 170 milionë euro është e pamjaftueshme”.
“Kosovës i duhet një plane ekonomike i qartë dhe efektivë i hartuar nga një Task Force kompetente i cili sugurinë ruajtjen e sektorit pirvat. Të sigurohet një fond shtesë se paku 300 MIL euro”.
“Këto mjete janë mëse e domosdoshme duke pasur parasyshë qe pritet rënia e remitencave të diaspores me mëse 500 MIL EUR, si rezultat i pandomisë botërore”.
“Ne si AAK e shohim te nevojshme mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, për të adresuar masat qe duhet ndermarr per të mbrojtur rreth 320,000 punëtorët e sektorit privat dhe rreth 80, 000 në sektorin publik, 69,500 biznese aktive, qe sot po ballafaqohen me vështirësi të medha”, tha ai./arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...