Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, është shprehur i bindur se koalicioni PDK-AAK-Nisma do ta formojë qeverinë më herët sesa pritet.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se gjasat që kjo të ndodhë janë absolute.
Nitaj ka pranuar se Ramush Haradinaj është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të partive politike, për ta parë mundësinë e përfshirjes së tyre në qeverinë e tij.
Sipas tij, nuk është korrekte që lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të kërkojë nga Haradinaj ta prishë partneritetin me Partinë Demokratike të Kosovës për të bashkëpunuar me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...