Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin Drejtues të partisë, brenda të cilit u diskutua për mobilizimin e protestës së 14 majit, protestë kjo e paralajmëruar nga AAK. Këtë mbledhje e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se AAK po punon për të mirën e vendit.
“Sot në takimin e Këshillit Drejtues të AAK-së u diskutua për mobilizimin e protestës së radhës që do të mbahet me 14 Maj në Prishtinë. AAK-ja po punon për të mirën e vendit.!”, ka shkruar Lekaj, i cili në postim i ka bashkangjitur edhe disa fotografi.
Pas protestës së anuluar nga opozita e bashkuar, Aleanca e Ramush Haradinajt, e vetme, më 8 prill ka marrë vendim që të protestojnë me 14 maj, duke paralajmëruar protestë paqësore.
Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Pr...
Rinumërohen 65% e vendvotimeve
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...
Shaqiri i pandalshëm, shënon në derbi ndaj Zurichit
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...