Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një komunikate për media ka thënë se sulmi terrorist i ndodhur të premten e kaluar në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit përbën një nga aktet më të rënda dhe më të shëmtuara në Kosovën e pas luftës.
AAK ka thënë se çdo përpjekje për të cenuar apo dëmtuar këtë infrastrukturë përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Rëndësia e menaxhimit dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike është e pamohueshme, duke pasur parasysh rolin jetik që ajo luan në funksionimin e shtetit. Çdo përpjekje për të cenuar apo dëmtuar këtë infrastrukturë përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve. Për këtë arsye, menaxhimi i situatave të tilla duhet të kryhet me profesionalizëm të lartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare, duke shmangur çdo krijim të panevojshëm paniku tek qytetarët”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi