A u takuan zyrtarët e PDK-së me Kadri Veselin, tregon Hajdar Beqa

18:04 | 6 Maj 2021

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka folur rreth lejes nga Gjykata Speciale për vizitë tre ditore të ish-kryetarit të kësaj partie Kadri Veseli në Kosovë.

Ai në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se nuk e kanë pasur rastin që ta takojnë Veselin gjatë këtyre ditëve.

Sipas Beqës , Veseli është liruar vetëm për ta takuar babanë e tij dhe nuk ka pasur leje për tu takuar edhe me persona të tjerë.

“Unë nuk kam pasur rastin që ta shoh. Ai ka pasur një urdhëresë për ta parë vetëm babanë e tij për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Nuk e kemi pasur rastin që ta takojmë. As nuk kemi tentuar për shkak që mos ta dëmtojmë z.Veseli dhe procesin”, ka thënë Beqaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara