Rasim Selmani, drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdovc, tha se në këtë qendër nuk ka probleme me ujin e as me rrymën. Ai po ashtu tha se në këtë qendër korrektuese nuk ka as kontrabandë dhe nuk lejohen në asnjë mënyrë mjetet e palejuara.
“Tek ne, valët telefonave mobilë janë të bllokuara, asnjë telefon mobil nuk funksionon brenda perimetrit të burgut sepse nuk ka valë. Telefonatat kryhen vetëm përmes kabinave telefonike, ndryshe nuk ka mundësi komunikimi”, tha Selmani.
Ndërsa, Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka folur për mungesën e ujit me të cilën është përballur para pak kohësh burgu i Dubravës.
Ai tha se arsyeja e kësaj ndërprerjeje të ujit është se kjo qendër korrektuese është furnizuar me ujë nga bjeshkët, burim të cilin e kanë përdorur edhe fshatarët dhe uji është shterur.
“Gypi që e furnizon Dubravën nga ujësjellësi publik i Istogut nuk i plotëson nevojat, por tash jemi duke punuar në hapjen edhe të dy puseve brenda qendrës korrektuese kur pritet përmirësimi i furnizimit me ujë për pastrim”, tha Zogaj në KTV.
Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl...
Alis përfundon me sukses paraqitjen në ‘Eurovision 202...
“Dua” duartrokitet në Cannes, Kurti: Film biografik i popull...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...