Profesorit i së drejtës kushtetuese, Florent Muqaj, i ka përmendur disa nga mangësitë që i ka Kushtetuta e Kosovës.
“Kemi 13 vite një Kushtetutë dhe prej atëherë kur është miratuar ky akt juridik dhe besoj që edhe hartuesit që e kanë bërë atëherë s’do e kishin besuar që do të kemi këto probleme. Megjithatë, në një shoqëri siç jemi ne në tranzicion, besoj që kur e shohim edhe në kontekstin krahasimor mënyrën se si bëhen zhvillimet kushtetuese në vendet e rajonit, mund të themi që zhvillimet që kemi pasë kanë qenë normale”, ka thënë Muqaj në Edicionin Special në Klan Kosova.
“Mendoj që kemi pasë mjaft probleme në aspektin e zbatimit të normës kushtetuese nga partitë politike. Ndoshta, fakti që ka pasë sidomos nga viti 2014, shumë mënyra sa i përket zbatimit të Kushtetutës nga ana e klasës politike, ka bërë që të shpërfaqen këto dobësi që i ka kushtetuta jonë”.
Muqaj theksoi që dobësitë kryesore sipas tij, që i ka pasë Kushtetuta për këto 13 vite, kanë qenë në aspektin e zbatimit të normës kushtetuese.
“Dobësitë kryesore që i ka pasë Kushtetuta jonë për këto 13 vite nga viti 2010 e deri sot kanë qenë në aspektin e zbatimit të normës kushtetuese dhe mënyrës si ajo normë ka prodhuar efektin e vet në praktikë. Si pasojë e kësaj, janë prodhuar shumë raste në Gjykatën Kushtetuese të cilat tani i kemi dhe këto raste kanë krijuar edhe një normë të re kushtetuese”.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...