Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka drejtuar një varg kritika ndaj qasjes së Bashkimit Evropian karshi Ballkanit Perëndimor.
“Ne të gjithë duam të bëhemi pjesë e BE-së, por nganjëher njerëzit në Ballkan, dhe jo vetëm në Serbi, po trajtohen padrejtësisht në mënyra të ndryshme,” është shprehur Vuçiq, shkruan arbresh.info.
Ndërkohë nuk dihet nëse e ka patur fjalën për mos liberalizimin e vizave për qyterarët e Kosovës, meqë të gjitha vende tjera të rajonist tashmë qarkullojnë lirshëm në zonën shëngen, si një ndër hapat e parë për avancim në integrimet evropiane.
Më tutje ai është shprehur se “nuk kërkojmë nga BE të përshpejtoj procesin, por të na trajtoj denjësisht sikur që kanë trajtuar anëtarësimet tjera pas vitit 2003.”
Gjatë fjalimit të tij në OKB, ai ka përmendur edhe pajtimin duke shtuar se kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në stabilizimin e rrethanave të përgjithshme në Ballkan. /arbresh.info/
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...
Yamal i bashkohet disa fëmijëve në një ndeshje futbollit gja...