Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka folur për ftesat që po behën kohëve te fundit nga Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UÇK-së.
Reçica në “DPT” të Fidani në T7 ka thënë se deri më tash nuk ka njohuri se njerëzve të PDK-së i ka shkuar ndonjë ftesë nga Gjykata.
Ai ka thënë se ftesë nga kjo gjykatë nuk ka marrë as shefi i PDK-së, Kadri Veseli, për të cilin po flitet se mund të thirrët nga Gjykata Speciale.
“Unë nuk ka njohuri. Jam i sigurt se Kadri Veseli nuk ka marr ftesë nga Gjykata. Deri më tash nuk kam edhe informata se kush nga PDK ka marr ftesa”, ka thënë ai
Deputeti i PDK-së ka thënë se të gjitha ata që ftohen është mirë që edhe t’i përgjigjen ftesës.
Ai ka thënë se PDK nuk do të dëmtohet nga Gjykata. Reçica thotë madje se partia e tij do të dalë faqebardhë nga akuzat që po behën nga gjykata.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?