A e theu sot Kryeministri Kurti heshtjen zgjedhore në “Kodrën e Trimave”?

17:05 | 14 Nëntor 2021
S D

Eskorta e Kryeministrit Kurti është parë sot, në ditën e zgjedhjeve, në rrugën kryesore të lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Ndonëse është heshtje zgjedhore, i pari i Qeverisë shihet se është ndalur e rrethuar nga qytetarë të asaj lagjeje.

Një qytetar i Kodrës së Trimave është revoltuar pas vizitës së Kurtit në këtë lagje.

Ai thotë se autoritetet shtetërore i kanë shkuar në shtëpi, pasi kishte dy posterë të vendosur pranë lokalit të tij, ndërsa kryeministrit i vendit po e thyen heshtjen zgjedhore me vizitë dhe mbledhi atje.

 

Në Prishtinë sot po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku në balotazh nga raundi i parë kanë shkuar Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale