Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me afatin 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.
Ajo ka kërkuar sqarime për mënyrën e llogaritjes së këtij afati, me qëllim që të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe të garantojë respektimin e rendit kushtetues.
Kjo kërkesë vjen në një moment kur partitë politike edhe pas seancës së 51-të, ende nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e institucioneve, duke kërkuar qartësi kushtetuese për të shmangur krizën institucionale.
Pas kërkesës së Presidentes Osmani, “Front Online” ka dërguar pyetje në adresë të Gjykatës Kushtetuese për të pyetur se kur pritet t’i kthejë një përgjigje Kushtetuesja, kërkesës së Osmanit.
Nga Gjykata Kushtetuese deklaruan se kërkesa e dorëzuar nga Presidentja Vjosa Osmani është duke u proceduar.
“Kërkesa e dorëzuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës më 22 korrik 2025 është duke u proceduar nga Gjykata”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore