Në një intervistë për arbresh.info, Shresa Jusufi, ambasadore e Republikë së Maqedonisë së Veriut në Kosovë tha se dy vitet e para të studimeve i ka kryer në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
E veçantia e gjithë kësaj dhe shërbimi i saj në Kosovë lidhet me atë se për herë të parë është duke shërbyer në një vend ku flitet gjuha e saj amtare.
“Duke pasur parasysh që vij nga shteti fqinj, Kosovën e njoh edhe më herët. Dy vitet e para të studimeve i kam kryer në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Pastaj kam ardhur për vizita familjare dhe turistike, por jo edhe aq shpesh. Ajo që ndryshon nga misionet e mia të mëparshme në karrierë është se për herë të parë po shërbej në një vend ku flitet gjuha ime amtare”, tha ambasadorja.
Jusufi përmendi edhe besnikërinë e kosovarëve e po ashtu edhe diasporës.
“Kosovarët janë popull me vlerë dhe punëtorë, mikpritës dhe humanë (bamirës), me pikëpamje progresive dhe moderne. Më pëlqen besnikëria e kosovarëve ndaj vendit të tyre, qoftë nga Kosova apo nga diaspora. Është një ndjenjë e bukur që të bën të bësh gjëra të dobishme për shoqërinë, që inkurajon zhvillimin individual dhe shoqëror dhe sjell përparim për të gjithë”, deklaroi Jusufi./arbresh.info/
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit