Një ditë pas pezullimit të procesit mësimor në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk ka një plan konkret për vazhdimin e mësimit në forma të tjera alternative.
Ministrja Hykmete Bajrami ka deklaruar se presin që deri javën e ardhshme të hartojnë një plan për veprimet që do t’i ndërmarrin.
Ministria do të angazhojë ekspertë të cilët brenda pak ditësh do të vendosin nëse do ta marrin për bazë modelin e Shqipërisë për mësim “online” nga shtëpia, apo të gjejnë forma të tjera, ka thënë Bajrami.
Ajo i ka porositur prindërit që gjatë kohës sa procesi mësimor është i pezulluar të luajnë rolin e mësuesit për fëmijët të tyre, raporton KTV.
Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, thotë se MASHTI nuk do të duhej të humbte kohë, por shumë shpejt të shpalosë ide për vazhdimin e procesit mësimor.
Sipas tij, mësimi online nga shtëpia nuk është shumë produktiv, por në rrethana të tilla mund të jetë një nga opsionet.
Universiteti i Prishtinës të enjten ka bërë të ditur se i ka pezulluar të gjitha proceset duke respektuar vendimin e Qeverisë. Po ashtu, edhe Qendra e Studentëve ka vendosur t’i mbyllë konviktet dhe Mensën deri më 27 mars.
Me vendimin për pezullim të procesit mësimor, Qeveria ka paraparë që njëri prind të lirohet nga puna. Kjo masë nuk do të vlejë për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit