I pyetur nëse janë të vërteta fjalët për një mundësi aderimi në Lëvizjen Vetëvendosje, ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk mohoi këtë, duke thëne se respekton vullnetin politik të tyre.
“Vetëm një partie politike u jam bashkangjitur kur kam dal nga burgu Lidhjes Demokratike për shkak se ishte lëvizja më e madhe politike në Kosovë. Përndryshe jam themelues i Partisë Demokratike dhe kur më është pamundësuar dhe ka dal nga shtrati i saj edhe politik edhe ideologjik nuk jam pajtuar kam formuar Nismën dhe kontributin tim e jap aty”, tha Krasniqi.
Ai tha se nuk ka pasur problem me PDK-në si parti, por me disa individë të caktuar, shkruan rtv21.tv
Krasniqi theksoi se ka shumë elemente ideologjike të tija që përkojnë me ato të Vetëvendosjes.
“Kam simpati se fundi i fundit ato parti janë dal para qytetarëve të Kosovës dhe kanë dhënë vullnetin dhe unë e respektojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe i respektojë partitë politike sepse fundi i fundit në demokraci pushtetet ndërtohen mbi bazën e bashkëpunimit të partive politike”, përfundoi Krasniqi.
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...