Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbështes demarkacionin me Malin e Zi vetëm nëse kryeministri Ramush HAradinaj, kthen kufirin në Çakorr dhe në Kullë, ka thënë anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një prononcim për Indeksonline.
Sipas tij, çështja e demarkacionit është keqpërdor nga opozita e atëhershme, por gjithashtu, ai thotë edhe nga një pjesë e mirë e deputetëve në PDK.
“Ne kërkojmë që kryeministri të përmbush zotimet e tij që ta kthej kufirin në Çakorr, dhe në kullë. Nëse ai e bënë këtë, ne normalisht që do të votojmë pro demarkacionit” ka thënë Gecaj.
Ai me tutje ka folur edhe për Ushtrinë e Republikës së Kosovës.
Gecaj thotë se për ushtrinë do të ketë bashkëpunim vetëm më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Ai thotë se nuk ka ushtri pa bashkëpunuar me faktorët ndërkombëtar.
“LDK dhe Qeveria e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka përkrah dhe e ka shty temën e ushtrisë të Republikës së Kosovës, ka hap një proces të bisedimeve me gjithë të involvuarit në këtë çështje, duke përfshirë edhe bashkimin ndërkombëtar. Megjithatë ka qenë një iniciative e presidentit krye në veti, e cila vërtetë e pa qartë se dështoj sepse nuk ishte bërë në konsultim me institucionet e Kosovës, por gjithashtu as me bashkimin ndërkombëtare. Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që të formohet ushtria e Kosovës por këtë ne do ta bëjmë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Pra, nuk ka ushtri pa bashkëpunim më këta faktor shumë të rëndësishëm”, ka deklaruar Gecaj.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit