Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kujtuar Presidentin Historik, Atin Themeltar të shtetit të Kosovës dhe figurën më unifikuese të historisë sonë, Dr. Ibrahim Rugova në 20 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.
Ai tha se Presidenti Rugova ishte vizioni që u bë rrugë, ishte urtësia që u shndërrua në forcë dhe paqja që u kthye në strategji shtetndërtuese.
“Në kohë të errëta, ai zgjodhi mençurinë mbi urrejtjen, unitetin mbi përçarjen dhe besimin e palëkundur se Kosova do të ishte e lirë, e pavarur dhe e orientuar drejt Perëndimit.”, u shpreh ai.
“Ai e ndërtoi shtetin para se shteti të ekzistonte, e mbajti të bashkuar popullin kur gjithçka synonte ta ndante dhe e vendosi Kosovën në hartën e botës me dinjitet, paqedashje dhe vizion të qartë euroatlantik.”, theksoi Hoti.
“Sot, trashëgimia e tij mbetet busull për të ardhmen tonë. Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Historik”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...