Dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë protestuar sot me kërkesën për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.
Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Lluminca, tha se gjendja ekonomike në vend është e vështirë, andaj imponohet edhe kërkesa për tërheqjen e kursimeve.
“I lus gjithë deputetët e popullit të votojnë për popullin në këto ditë të vështira”, tha ai.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka iniciuar këtë projektligj, ftoi gjithë deputetët e tjerë të mbështesin këtë nismë./arbresh.info/


Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...