Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në Klinikën e Pediatrisë pavarësisht pandemisë, gjatë nëntë muajve të këtij viti ka ofruar mbi 22 mijë shërbime mjekësore për fëmijët e sëmurë.
Sipas njoftimit, brenda kësaj kohe, janë realizuar, gjithashtu, 951 EEG, 1 mijë e 582 ECHO të Trurit, 1 ,ijë e 861 ECHO të Mushkërive, 1 mijë e 222 strisho gjenetike dhe 6 mijë e 285 analiza gazore.
Njoftimi i plotë:
Mes përballjes me pandeminë, vështirësive të përditshme dhe sfidave pambarim, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare, gjatë 9 muajve të vitit 2021, ka ofruar shumë shërbime mjekësore për fëmijët e sëmurë.
Ndonëse në pjesën më të madhe të këtyre muajve, disa reparte të saj ishin të ngarkuar me pacientë të prekur me COVID, duke respektuar masat anti covid, Pediatria nuk i ka ndalur asnjëherë shërbimet tjera dhe brenda periudhës janar-shtator janë realizuar më tepër se 22 mijë kontrolla.
Raporti i punës thotë se deri në fund të muajit të shkuar numri i vizitave në ambulancat specialistike ka mbërritur në 13 mijë e 301, janë bërë 5 mijë e 397 pranime, 651 EKG, 1 mijë e 582 ECHO të Zemrës, 1 mijë e 861 ECHO të Abdomenit, 82 ECHO të Gjëndrës Tiroide, 7 spirometri, jaë ofruar 38 shërbime të Flocytometrisë dhe janë realizuar 72 punksione.
Brenda kësaj kohe, janë realizuar, gjithashtu, 951 EEG, 1 mijë e 582 ECHO të Trurit, 1 ,ijë e 861 ECHO të Mushkërive, 1 mijë e 222 strisho gjenetike dhe 6 mijë e 285 analiza gazore./arbresh.info/
Mbledhja e kryesisë së ngushtë të LDK-së, Quni jep pak detaj...
Betohen 10 ekspertë gjyqësorë të rinj
Fshatrat e Dimalit nën ujë, rrjedhja e lumit Osum përmbyt se...
Rekord historik, administrata Trump anulon mbi 100 mijë viza...
Talenti kosovar, Aron Babaj transferohet tek Milani
Përvetësimi i fondeve të BE-së, Marine Le Pen del sot para G...