Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot për një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe mbrojtjes së mjedisit në kryeqytet, përmes një projekti për trajtimin e ujërave të ndotura në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim, KfW.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se në takimin e zhvilluar me përfaqësues të KfW-së dhe institucionet zbatuese, është arritur dakordimi për finalizimin e marrëveshjes për investimin në këtë projekt jetik për qytetin.
Vlera e investimit arrin në 9 milionë euro, të cilat do të ndahen në tre këste vjetore.
“U dakorduam për koordinim të punimeve me projektet ekzistuese të infrastrukturës, sidomos në zonën e sheshit ‘Xhorxh Bush’, tha Rama./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira