Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka b se më 08 dhjetor 2025 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë për vitin 2025.
Sipas njoftimit, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...