Është mbajtur mbledhja e fundit për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Istog të cilën e kryesoi nënkryetari i Komunës Lulzim Blakaj .
Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth ngjarjet që kanë ndodhur gjatë vitit 2016.
“Gjerë në këtë moment në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsej 859 raste, 127 aksidente trafiku. Janë lëshuar 2870 tiketa në trafik, 303 persona të arrestuar, 46 të ndaluar, janë konfiskuar 40 arme dhe 109 cope municion” , ka deklaruar Gashi.
Ai ka njoftuar se Stacioni Policor në Istog gjatë këtij viti ka implementuar shumë plane operative që kanë të bëjë më shtimin e sigurisë dhe vigjilencës kundër sulmeve terroriste, më shtimin e masave të sigurisë në trafik dhe mbajtje të qetësisë
Ndërkaq nënkryetari Lulzim Blakaj duke i uruar qytetarët e komunës së Istogut për Vitin e Ri 2017 kërkoj nga ta që të festojnë më dinjitet dhe pa armë dhe fishekzjarrë duke mos rrezikuar kështu as veten as të tjerët.
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...
Sërish të shtëna me armë në një shkollë në Turqi, raportohet...
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin
Anijet amerikane ndalojnë dy cisterna nafte që tentuan të la...