Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se aktualisht në SHSKUK po trajtohen 85 pacientë me Covid-19, përcjell arbresh.info.
33 nga pacientët janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, 55 po trajtohen me oksigjeno-terapi ndërkaq dy prej tyre janë në gjendje të rëndë./arbresh.info/
Postimi i plotë:
“COVID 19: 85 pacientë po trajtohen në SHSKUK
Sipas raportit të punës për datën 4 korrik 2021, 85 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
33 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë:
14 të konfirmuar me COVID-19
43 me oksigjeno-terapi
2 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 14 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 31 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë
19 të konfirmuar pozitivë
12 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient”
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...